Largimi i Cakajt? Vasili: Moment humoristik, do hiqej asgjëja!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e konsideron një moment humoristik, faktin nëse Rama do të largonte Gent Cakajn nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Vasili tha se nëse kjo ndodh, thjesht Cakaj do të mbahet mend për poezinë e Naimit, të cilën e ngatërroi.

Beti Njuma: Flitet shumë që do të ketë një ndryshim nga ana e kryeministrit Rama në ministrinë e Jashtme që do të largohet Gent Cakaj, apo ju duket ndonjë nga këto legjendat urbane të fillim vitit?

LEXO EDHE  Alqi Bllako i AKUM, tender 3 milionë euro me “flamur të kuq” për sahatët në Durrës dhe Elbasan

Petrit Vasili: Në gjithë këto ditët me tension do kishte së paku një moment humori. Ky do ishte një moment shumë humoristik vërtet, sepse do hiqej asgjëja. Do hiqej një asgjë dhe do të mbetej në memorie  poezia e recituar nga Cakaj sesi për herë të parë Naimi u trondit sepse nuk mund të kishte një shqiptar që ta…

Beti Njuma: Tani po ti marrim me radhë gafat e qeverisë ajo e ministrit të Jashtëm është më e padëmshmja.