Juventus mendon seriozisht për Pogba, 60 milionë dhe një yll për francezin

Manchester United “luftoi” për vite për të mbajtur Paul Pogba-n në “Old Trafford”, por dëshira e francezit për tu larguar i ka shtyrë “djajtë”, që të gjejnë marrëveshjen më të mirë për klubin për të larguar lojtarin.

Destinacioni i preferuar i Pogba-s është Reali i Madridit, aty ku trajneri i skuadrës Zidane, e pret me krahë hapur. Por presidenti Florentino Perez deri më tani e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë pasi në shenjestrën e tij është Christian Eriksen. Nëse një lëvizje në kryeqytetin spanjoll nuk ndodh, atëherë e ardhmja e Pogbas mund të jetë te Juventusi.

Së fundmi “Bardhezinjtë” me anë të një skeme kërkojnë të rikthejë lojtarin në Torino. Fillimisht u fol për një kalim te Emre Can nga Juventusi te Manceshter United, ndërkohë që klubi anglez do të përfitonte edhe një shumë të konsiderueshme parash.

LEXO EDHE  Vendim historik nga UEFA, heq rregullin e “Fair Play Financiar”

Tani “The Sun” sjell skenarin e radhës dhe në marrëveshje përfshihet Adrien Rabiot. Mesfushori francez është kthyer në një problem te Juvetusi dhe mund të përfshihet në operacionin e rikthimit të Paul Pogba në Torino.

Rabiot ka qenë një objektiv i United më parë dhe tashmë mund ta transferojnë, duke hequr dorë nga kampioni i botës. Bardhezinjtë do të duhet të japin Rabiot dhe 60 milionë sterlina, për të kënaqur “Djajtë e kuq”.