FOTO/ Shtëpia e Gjergj Fishtës në mëshirën e fatit, drejt rrënimit të plotë

Shtëpia ku jetoi për disa vjet At Gjergj Fishta, e shpallur që në vitin 2008 monument kulture, rrezikon të shembet.

Edhe pse kanë ekzistuar tre projekte për ta restauruar këtë të fundit, asnjë prej tyre nuk është zbatuar.

Ministria e Kulturës herë ka deklaruar se do e restaurojë, herë se do e rindërtojë dhe në deklarime të tjera që nuk do të merret.

Çdo kohë që kalon rrezikon zhdukjen e banesës, ndërsa në rrjetet sociale, ka pasur disa herë thirrje drejtuar autoriteteve por edhe individëve të ndryshëm për mbledhjen dhe përdorimin e fondeve për restaurimin shtëpisë së Fishtës.

LEXO EDHE  E etiketoi si "Ministria e Qejfit"/ Blendi Klosi revoltohet keq: Ta dija që do me thoje këtë s'te vija në emision!

E ndërsa në Tiranë, apartamenti ku ka jtuar Ismail Kadare, është kthyer në një shtëpi muze, ajo e Gjergj Fishtës, është lënë në mëshirën e fatit.

“Një turp kombëtar, shtëpia e At Gjergj Fishtes e rrënuar, ndërsa qeveria restauron shtëpitë e shkrimtarëve të ish Bllokut.

Elvis Naçi, Arbër Hajdari, Marin Mema ju që mblidhni miliona nga shqiptarët, vetëm 1% të parave të mbledhura përdorni dhe rindertojeni shtëpinë e At Gjergj Fishtës.

Bëjeni pra, mos shisni dengla për patriotizëm”, është thirrja e fundit që drejtohet përmes rrjeteve sociale.