Dëbimi i mësuesit gulenist / Manjani: A u vlerësua rreziku i riskut, Rama s´ka lidhje me…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar, lidhur me dëbimin nga Shqipëria të mësuesit turk, Harun Çelik.

Manjani shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka lidhje fare me procedurat, madje i sheh ato veç si zhgaravina ligjore.

“A u respektuan procedurat?! Një nga ato dhjetëra departamente me rroga të larta në Kryeministri a i verifikoi procedurat e këtij rasti?!

Cili është konkluzioni?!

Pyetja nuk shtrohet është apo jo çështje procedurash, por a u respektuan procedurat. A u vlerësua risku real që i kanosej personit që u dëbua? A pati një gjykim të drejtë sipas ligjit apo jo?

Këto përgjigje priteshin nga Kryeministria, e jo “smerremi me procedura”. Këtë të fundit e dimë shumë mirë”, shkaun Manjani.

Komenti i Ylli Manjanit

E vërteta e parë e këtij viti.

Për dëbimin e turkut gylenist, reagimi i Kryeministrisë “…. kjo është çështje procedurash”, është i vërteti.

100% ashtu është! Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat. Ai i sheh procedurat si burrokraci të tepërta dhe pengesa të bezdishme, pra si zhgarravina ligjore.

Ai i neverit procedurat, sepse ato kërkojnë kolegjialitet, respekt për mendimin, për propozimin, për debatin, për palën kundërshtare. Procedurat imponojnë barazi para ligjit, kompetencë të qartë vendimmarrëse, garanci që e drejta e dikujt nuk shkelet.

LEXO EDHE  Koronavirusi/ Rama apel qytetarëve: Fikni TV, referojuni librave të shenjtë

Shkurt me procedurë nuk ka kurrë one-man-show! Me procedurë në ngjarjet e tërmetit në detyrë duhet të ishte Haki Çako, por vetëm Hakiun se pamë gjëkundi. Me procedurë, nuk duhet të ishte prekur asnjë banesë e askujt pa lëshuar një akt adminiatrative dhe pa ju dhënë mundësi për mbrojtje ligjore.

Me procedurë nuk mund të kishte as parlament e as pushtet vendor njëpartiak.

Etj etj etj… Sa mbrapshtina do ishin shmangur nëse respektoheshin PROCEDURAT!

Ja pra sa i vërtetë ishte ai reagim i Kryeministrisë për Kryeministrin.

Asnjëherë nuk ka njohur e respektuar asnjë procedurë, ndaj ska se si të ndjehet përgjegjës për një gjë që se respekton.

Të paktën e pranojnë që “nuk merren me procedura”…

Por, për ta mbyllur këtë arsyetim me rastin e turkut pyetja është:

A u respektuan procedurat?! Një nga ato dhjetëra departamente me rroga të larta në Kryeministri a i verifikoi procedurat e këtij rasti?!

Cili është konkluzioni?!

Pyetja nuk shtrohet është apo jo çështje procedurash, por a u respektuan procedurat. A u vlerësua risku real që i kanosej personit që u dëbua? A pati një gjykim të drejtë sipas ligjit apo jo?

Këto përgjigje priteshin nga Kryeministria, e jo “smerremi me procedura”. Këtë të fundit e dimë shumë mirë.