Plagoset në zyrë kryebashkiaku i Lushnjes

Plagoset në zyrën e tij kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa Tushe ndodhej në zyrë kur ka ndodhur një shpërthim.

Dyshimet e para janë se ai është plagosur nga një shpërthim, ndërsa nuk dihet mekanizmi i shpërthimit.

Pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.

LEXO EDHE  "Nëse sëmureni gjatë udhëtimit, njoftoni ekujpazhin..."/ Apeli i ISHP drejtuar shqiptarëve (FOTO)

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, aty ku veç Tushes është plagosur edhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.

Dyshimet janë se autor i plagosjes është shtetasi Gëzim Saraci, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit. Policia ka nisur hetimet.