Plagoset kreu i njësisë administrative Sukth, qëllohet me thikë/ Detajet e ngjarjes

I plagosuri Rrapo Osmani

Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani, është qëlluar me thikë, ndërsa agresori është një punonjës i kësaj njësie, shtetasi A.M.

Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt i çastit, ndërsa të dy personat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  U kap duke transportuar 12 klandestinë, tiranasi arrestohet në Devoll

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.