Granatë kundër Kryebashkiakut Tushe, policia ve 1 mln lekë shpërblim për kapjen e autorit

Autori i dyshuar i ngjarjes ne Lushnje, Gezim Saraçi

Policia e Shtetit ka vendosur 1 mln lekë shpërblim për informacionin që do të çojë në arrestimin e shtetasit Gëzim Saraçi, 50 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së Kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tusha dhe sekretares së tij.

Ngjarja erëndë ndodhi rreth orës 08:00 në zyrat e Bashkisë së Lushnjes, ku autori dyshohet se ka hedhur një granatë në drejtim të kryebashkiakut.

Ndonëse nuk dihen motivet e këtij akti kriminal, autori ka qenë shofer i Tushes, dhe sipas opozitës e ka ndihmuar në fushatë.

Policia e Shtetit njofton se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

“Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

LEXO EDHE  Rrëmbimi i 49-vjeçarit në Kamëz, RENEA blindon kompleksin e njohur (Dyshimet)

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.