“Unë nuk gënjej…” / Këlliçi i kujton Ramës përgjimet për blerje votash: Po për Valdrinin, Kajmakun kërkove falje?

Kryeministri Edi Rama në video-mesazhin drejtuar qytetarëve tha se nuk gënjen. Por, Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kujtuar Kreut të Qeverisë, përgjimet në kuadrin e blerjes së votave apo mbrojtjen që i bëri kryebashkiakëve që dorëzuan mandatet për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

“Për blerjen e votave a gënjeu? I dolën fakte të pakontestueshme nga përgjimet e prokurorisë dhe prapë s’kërkoi falje! Po për Valdrinin, Kajmakun, Babanin, a gënjeu sërish kur i mbrojti para qytetarëve?! A ka kërkuar falje për ta?!”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

“Nuk genjej thote Edi Rama! Por per Elvis Roshin qe na tha eshte i paster a genjeu? Po per 350 funksionare shtetore qe ishin me precedente penela, a genjenu kur u thoshte shqiptareve qe nuk ka ne parlament e qeveri persona te inkriminuar? A ka kerkuar ndonjehere falje der me sot?!

LEXO EDHE  Kërkohej për trafikun e 120 mln eurove kokainë, u kap në Itali/ Emri

Per blerjen e votave a genjeu? I dolen fakte te pakontestueshme nga pergjimet e prokurorise dhe prap s’kerkoi falje! Po per Valdrinin, Kajmakun, Babanin, a genjeu serish kur i mbrojti para qytetareve?! A ka kerkuar falje per ta?!

Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per para dhe pushtet dhe kete tashme e di cdo shqiptar! Propaganda e tij nuk njeh kufij, por me te nuk mbush dot as barkun bosh te shqiptareve, e nuk ngroh dot mijra familje qe presin vitin e ri ne te ftohte, pa ngrohje, pa shtepi, pa ushqim te mjaftueshem!”