Thyerja e argjendarisë në Korçë, zbulohet skema për grabitjen e 10 milionë lekëve

Një argjendari është grabitur në qendër të Korçës në orët e para të mëngjesit të datës 28 dhjetor ndërsa janë zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes.

Mësohet se grabitësit kanë marrë bizhuteri me vlerë prej 10 milionë lekë si dhe 700 mijë lekë nga kasa e argjendarisë ndërsa janë shoqëruar deri më tani në komisarit disa persona me precednet të cilët edhe janë marrë në pyetje.

LEXO EDHE  Basha: Duhet bërë kujdes edhe me bizneset e mëdha, mund të zhduken vendet e punës

Burime bëjnë me dije se autorët kanë ssharruar qepenin ndërsa kanë thyer edhe derën e argjendarisë, duke u futur brenda dhe marrë prej aty sendet me vlerë.

Grabitja është konstatuar vetëm në mengjes nga pronarët, të cilët kishin shkuar si zakonisht për të hapur biznesin e tyre. Ende nuk ka autor/ë të identifikuar për ngjarjen.