Man.City bën detyrën ndaj Sheffield United, afrohet me Leicester

Manchester City ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Sheffield United.

Skuadra e Sheffield shënoi gjatë pjesës së parë parë me anë të Lys Mousset. Megjithatë, goli i sulmuesit të miqve u anulua pas konsultimit me VAR.

Në pjesën e dytë, Manchester City arriti të dalë në lojën e tij më të mirë dhe shënoi dy gola. Fillimisht, ishte argjentinasi Sergio Aguero ai që gjeti rrjetën, për të zhbllokuar rezultatin e këtij takimi.

LEXO EDHE  Leo Messi thur elozhe për talentin e Chelseat

Edhe pse në avantazh, të besuarit e Guardiolës nuk ndalën dhe ishin gjatë gjithë kohës në kërkim të golit të dytë. Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë për “Qytetarët” duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-0.

City është në vendin e tretë me 41 pikë, afrohet kështu me vendin e dytë, Leicester-in që numërojnë 42 pikë.