Denoncimi me video/ ‘Erion Veliaj vë në dyshim autoritetin e Ramës’

“Banorët e Tiranës ende janë pa strehe edhe pa siguri pas tërmetit ndërsa Veliaj shtron darka festive edhe kundër urdhërit dhe VKM së Rames”. Denoncimi bëhet nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Ajo shprehet se “pasi e urdhëroi të lyej shkallët e një banese sociale, pasi e turpëroi publikisht kur i tha se ‘nëse të duhet, ti e ha të gjalle gjelin e detit’, Erion Veliaj ka gjetur një formë hakmarrje ndaj Rames, duke i vënë në dyshim autoritetin”.

Më tej, në një status në rrjetet sociale, Zhupa shton:

“Në kundërshtim me VKM e Ramës, dhe me deklaraten e tij publike që: ‘Askush nuk duhet të dedikoje fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucionet të qeverisjes vendore për vitin e ri, për darka e për valle’, Veliaj ka vazhduar ahengun festiv me administratorët e bashkise, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të ftuar të tjerë të tij.

Shqipëria Solidare është thjeshtë sllogani, për qejfet e tyre edhe paratë për oligarket nuk kanë luajtur asnjë qindarkë”!

Ina K. Zhupa

Banorët e Tiranës ende janë pa strehe edhe pa siguri pas termetit ndërsa Veliaj shtron darka festive edhe kundër urdhërit dhe VKM së Rames! Pasi e urdhëroj të lyej shkallët e një banese sociale, pasi e turpëroi publikisht kur i tha se “nëse të duhet, ti e ha të gjalle gjelin e detit”, Erion Veliaj ka gjetur një formë hakmarrje ndaj Rames, duke i vënë në dyshim autoritetin! Në kundërshtim me VKM e Ramës, dhe me deklaraten e tij publike që: “Askush nuk duhet të dedikoje fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucionet të qeverisjes vendore për vitin e ri, për darka e për valle”, Veliaj ka vazhduar ahengun festiv me administratorët e bashkise, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të ftuar të tjerë të tij.Shqipëria Solidare është thjeshtë sllogani, për qejfet e tyre edhe paratë për oligarket nuk kanë luajtur asnjë qindarkë!

Gepostet von Ina K. Zhupa am Samstag, 28. Dezember 2019

LEXO EDHE  “Siç q*het qartë”/ Erla Mëhilli flet për gafën e karrierës