“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore…”/ Manjani-Ramës: Shpirt katran i infektuar nga pushteti

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në rrjet lidhur me një citim të Sokratit, që është postuar nga Edi Rama përsa i takon shpifjes.

Manjani në reagimin e tij rendit disa nga rastet që Rilindasit kanë shpifur, ndërsa shkruan se ato janë të mbushura edhe me djallëzi dhe tregojnë shpirtin katran.

“Ka shembuj plot të djallëzisë dhe të shpirtit katran të infektuar nga pushteti pa vota që mban…”, shkruan Manjani në postimin e tij, referuar rasteve të shpifjeve të Rilindjes qoftë me shtatzaninë e Griseldës ashtu edhe me financimin e PD nga rusët.

LEXO EDHE  Pas kritikave të dy moderatorëve të njohur, Meta mesazh të fortë qytetarëve

Postimi i Manjanit

“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore, por infektojnë shpirtin me djallëzi”- citon Sokratin Edi Rama.

Shumë citat i bukur!

Ja, psh, të marrim shtatëzaninë fallco të Griseldës. Djallëzi sa më ska!

Deri në Bruksel vajti nami i djallëzisë me email. Shpifje e djallëzuar me përmasa ndërkombëtare.

Po kur rusët financuan PD?! Djallëzi e çfarë djallëzie..!!

I lemë këto djallëzitë teatrale të tërmetit, të çpifura sa më ska,…

E kështu me radhë ka shembuj plot të djallëzisë dhe të shpirtit katran të infektuar nga pushteti pa vota që mban…