Aksident i rëndë tek zona e plazhit në Durrës, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e plazhit në Durrës. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet është aksidentuar në një rrethrrotullim duke u përplasur me bordurat dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE  Tentativa e grabitjes së portofolit/ Kush është gjyqtari që la në burg të sëmurin me kartel, që u vetëvra në qeli

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.