Shqiptarë e nigerianë përfshihen në përleshje/ Policia italiane arreston 3 persona

Të paktën 10 persona u përfshinë në një sherr masiv brenda ambienteve të një diskotekë në Itali. Përplasja ka ndodhur në diskotekën “La Grotta di Artegna” në Udine, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Mediat raportojnë se mes personave që u përplasën kishte edhe shqiptarë.

Gjithçka nisi me fjalë, ndërsa më pas skena degjeneroi në ofendime të rënda dhe në dhunë fizike, ku janë përdorur mjetet e forta.

Një i ri shqiptar me banim në Friuli, u godit në kokë me shishe dhe për pasojë u dërgua me urgjencë në spital. Ai pësoi dëmtime të rënda dhe çarje të thella në trup.

LEXO EDHE  Studimi i OBSH për përhapjen e koronavirusit: Stafet mjekësore duhet të kenë kujdes edhe nga…

Tre persona të tjerë, një punëtor shqiptar që banon në Tavagnacco, një punonjës 20-vjeçar nigerian dhe një picajol 26-vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare u arrestuan nga autoritetet italiane, ndërsa janë marrë në pyetje për gjithçka ndodhi në diskotekë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.