Milan-i optimist, marrëveshja me Ibrahimovich pranë realizimit

“La Republica”, raporton se klubi i Milanit po finalizon marrëveshjen për të rikthyer në Milano, Zlatan Ibrahimovich.

Sipas këtyre raportimeve, sulmuesi, pritet t’i bashkohet skuadrës më 30 dhjetor.

Këto zhvillime vijnë pasi kuqezinjtë u dorëzuan, dhe u bindën t’i plotësojnë kushtet financiare të vendosura nga Ibra.

LEXO EDHE  David Beckham nuk pyet për krizë, shihni apartamentin e tij 24 milionë dollarësh

Kontrata pritet të jetë gjashtë mujore deri në qershor 2020, por gjithmonë me të drejtën e zgjatjes së saj. Oferta mësohet se është 3 milionë euro për gjashtë muajt e parë dhe më pas nëse rinovohet kontrata në qershor, Ibrahimoviç do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.