KED i dërgon Kuvendit listën e kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë listën me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani është renditur i parë në garën për drejtimin e institucionit që pritet të hetojë veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërsa kandidatët e tjerë janë; Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e ri të ILD-së mes 5 kandidaturave, zgjidhet automatikisht i pari, që është Artur Metani.

Njoftimi i plotë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 26.12.2019, në zbatim të pikës 4 të nenit 147/d dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 199, shkronjës “ë” të pikës 2 të nenit 201, nenit 217, të pikës 5 të nenit 229 dhe nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve:

LEXO EDHE  Denoncimi ‘bombë’/ Familjarët e krybashkiakut rilindas mbjellin kanabis, policia fle gjumë

– Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

– Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë,

– si edhe aktet përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi gjatë procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Lista përfundimtare e renditjes:

1. Artur Metani 89.6 Pikë

2. Sokol Stojani 89 Pikë

3. Joana Asimi Sorraj 82.2 Pikë

4. Eris Hysi 78.3 Pikë

5. Lindita Troja 63.4 Pikë