Shkojmë nga tërmeti për içik gallatë/ Bujar Kapexhiu thumbon Ramën…

Mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu, ka thumbuar sërisht Kryeministrin Edi Rama. Në një punim të botuar në “Mapo”, Kapexhiu përfshin Kryeministrin Rama, nënkryeministrin Erjon Braçe dhe Bled Çuçin, ministër i Bujqësisë, i cili pas tërmetit të 26 nëntorit drejtoi gjithë operacionin për përballimin e situatës.

“Shkojmë nga tërmeti për içik gallatë”, është dixhitura që shoqëron karikaturën e Kapexhiut, i cili duket se thumbon Ramën dhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar, për qëndrimet e mbajtura pas tërmetit shkatërrimtar që shkaktoi 51 viktima.

LEXO EDHE  Zgjedhjet e reja në Kosovë, Thaçi jep dy opsionet: Një mundësi që të shkohet në zgjedhje dhe tjetra…

Në fakt, çdo ditë pas tërmetit, Rama është shfaqur në zonat më të prekura, duke mos hequr dorë nga batutat, edhe pse vendi kalonte në një situatë tragjike.