Ylli Baka nxjerr zbuluar Acromax-in

Enton Alibekaj, botuesi i medias online “Dosja.al” ka konfirmuar rihapjen e portalit, pas mbylljes nga një kërkesë e kompanisë Acromax.

“Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen! Dosja.al u mbyll disa ore me kerkese te acromax media. Kerkeses sone direkte acromax nuk iu pergjigj. Pasi kontaktuam pe personin e prekur, ne emer te te cilit u be bllokimi, zbuluam qe ai nuk ishte fare ne dijeni dhe u revoltua po aq sa ne. Aq sa i kerkoi kompanise urgjentisht te terhiqej nga bllokimi. E mbetur pa argument acromax u detyrua te terhiqet. Falenderoj Ylli Baken per sinqeritetin dhe gatishmerine! Ky eshte rasti per nje premtim qe nuk do te dorezohemi ndaj asnje akti çensure, ngado qe te vije. Na ndiqni ne dosja.al, e lire si me pare”, shkruan Alibekaj në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE  Skandal/ Ekspertët dalin me dy ekspertiza të ndryshme për dëmet nga tërmeti për një objekt në Tiranë

Acromax është kompani e themeluar në vitin 2007 dhe e regjistruar në Hamburg të Gjermanisë. Pronarët e saj janë Aldor Nini dhe Anxhela Faber. Kompania është akuzuar se në shumë raste ka punuar në favor të qeverisë, duke goditur mediat që janë kritike ndaj pushtetit.

Acromax Media – inkuizicioni kundër heretikëve që kritikojnë dyshen Rama-Veliaj në rrjetet sociale