Policia beson se 39 viktimat e gjetura brenda kamionit në Essex, ishin Vietnamez

39 personat e gjetur të vdekur në pjesën e pasme të një kamioni në Angli muajin e kaluar besohet të jenë shtetas Vietnamez, tha Policia Essex në një deklaratë të Premten.

“Në këtë kohë, ne besojmë se viktimat janë shtetas Vietnamezë dhe ne jemi në kontakt me Qeverinë Vietnameze,” tha Ndihmësi Shefi i Përhershëm Tim Smith në deklaratë.

Ai shtoi se policia ishte në “kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të familjeve në Vietnam dhe Britani të Madhe, dhe ne besojmë se kemi identifikuar familje për disa prej viktimave, udhëtimi i të cilëve përfundoi në tragjedi në brigjet tona”.

Zhvillimi vjen një javë pasi 39 njerëz u gjetën të vdekur në pjesën e prapme të një kamioni frigorifer në një park industrial në Mbretërinë e Bashkuar në Grays, Essex, 20 milje në lindje të Londrës.

Policia e Essex fillimisht besoi se personat e gjetur të vdekur ishin shtetas kinezë “bazuar në dokumentacionin e gjetur mbi ta”, tha një oficer shtypi për CNN.

LEXO EDHE  Macron viziton Libanin pas shpërthimit në Bejrut: Vendit i duhen reforma të thella!

Smith tha se “provat konfirmuese” të nevojshme për të paraqitur raste në zyrën e korrierit “ende nuk janë marrë” dhe janë duke u mbledhur në disa juridiksione në të gjithë botën.

“Si rezultat, ne në këtë kohë nuk mund të njoftojmë identitetin e ndonjë prej viktimave,” tha ai.

Ambasada Vietnameze në Londër tha se ishte “shumë e trishtuar” për gjetjet fillestare të policisë dhe se dërgon “ngushëllimet e saj të përzemërta” për familjet e viktimave, sipas agjencisë së lajmeve PA të Britanisë.

Ambasada shtoi se do të “bashkërendojë nga afër me autoritetet përkatëse të Vietnamit dhe [MB] Mbretërinë e Bashkuar për të mbështetur familjet e viktimave Vietnameze, nëse ka, për t’i sjellë të dashurit e tyre në shtëpi,” tha PA.