La ‘qerosin’ për ish-deputetin?/ Ndahet pas 3 vitesh martesë aktorja shqiptare

Pas 3 vitesh martesë dhe një ‘propagande’ për familjen e lumtur dhe shëndetshme, aktorja e humorit Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin Aleks. Ky i fundit është bërë i njohur nga vetë aktorja ku gjatë një kamera të fshehtë kolegët e kanë ngacmuar Rudinën duke i lënë të kuptojë se bashkëshorti e tradhëton. Të gjithë e kujtojmë reagimin e aktores dhe xhelozinë e treguar asokohe për burrin.

Por, duket se gjërat ndryshuan shumë shpejt. Rudina iu ‘dha’ një romance të re, ku sipas fjalëve mësohet se është pikërisht lidhja e saj jashtëmartesore me ish-deputetin e Kuvendit, që i dha dhe fundin martesës me ‘qerosin e dashur’.

Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE  "Ka sëmundje seksualisht të transmetueshme"/ U tall me modelen, kërcënohet moderatorja

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën.

Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme.