Nga Boldnews.al
Ironi më të madhe nuk kishte. Njeriu që është në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore shfaqej në audiopërgjime në një aferë të rëndë në shitblerjen e votave dhe ishte i gatshëm të ofronte “çuna problematik” në mbrojtje të zyrtarëve të Rilindjes që shpërndanin para e merrnin vota.
Sot, Damian Gjiknuri jep “leksione” për moral politik, madje para gazetarëve rendi se do të bënte një deklaratë të fortë, të atyre lloji që “trondisin” fort dhe sjellin “paqe politike dhe begati për popullin”. Ishte rrufe në qiell të hapur…, Damiani mund të shohë pozicionin e tij si bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, çka la të nënkuptojë se mund të jepte dorëheqjen nga ky pozicion, gjithnjë duke u konsultuar më parë në biseda të gjata, fort parimore dhe me shpirt të pastër para kryerilindasit Edi Rama.
“Kërkesa e opozitës është absurde megjithatë unë jam i gatshëm ta rishikoj pozicionin tim pas konsultimeve me PS. Unë nuk jam i dënuar nga asnjë gjykatë. Isha ideatori i nismës që opozita jashtë parlamentare të kishte vendin e vet në komisionin e reformës’, tha Damian Gjiknuri.
Ftesës së përfaqësuesve të PS-së për të marrë pjesë në një diskutim për Reformën Zgjedhore kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj se: “Nuk mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda si ai i ftesës nga Damian Gjiknuri, i dyshuari kryesor i dosjes 184”.
Por qëndrimi parimor, i një njeriu të “moralshëm” si Damian Gjiknuri, që për katër vite drejtoi Ministrinë e Infrastrukturës, ku ishte titullar në abuzimin e pastër me 40 milionë euro të Unazës së Re, ka shqetësuar edhe Taulant Ballën. Ai u shpreh se: “Gjiknuri është një nga ekspertët më të mirë të çështjeve zgjedhore”. Dhe në fakt ka të drejtë. Damiani e shkundi Dibrën si tërmet në vitin 2016 me vota të blera në favor të Partisë Socialiste. Kudo që shkel, gjithnjë shoqërohet me “çuna problematik” dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme për ta cilësuar si “ekspert”.
“Q… nënën, tërmet o tërmet”-shprehej Gjiknuri në një bisedë me Ymer Lalën. Më herët del sërish në një tjetër përgjim ku zyrtarit lokal të PS-së Arben Keshi i thotë se “Do të sjella dy furgonë me ca çuna problematik”, që do të përdoreshin për dhunë ndaj opozitarëve.
Gjiknuri është pjesë e dosjet 184, por me yzmin e “Bablokut të madh” Edi Rama, çështja po shkon përfundimisht drejt mbylljes, ku nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u degdis për tu varrosur në Prokurorinë e Dibrës.
Në aspektin ligjor Gjiknuri është i mbrojtur nga “Babloku”, ndërsa botën shpiërtërore e shpreh si pjesë e Gurusë indian Paramahamsa Vishëandanda, i cili prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’.
Në këtë sekt është anëtar edhe ministri Damian Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij Rovena Agolli. Kjo e fundit madje e promovoi indianin e akuzuar për mashtrim dhe madje edhe përdhunim si një simbol të mirësisë. Edhe vetë ministri mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit, si dhe në shtëpi mban foton e gurusë indian.
Ky është ish-ministri i vendit të parave, deputeti më i përkëdhelur i Ramës dhe “llogaritari” i larjes së hesapeve me kundërshtarët politik, me metodën e shitblerjes së votave dhe shantazhit nëpërmjet individëve të botës së krimit.