Pas kapjes së pjesës më të madhe të mediave, tashmë edhe Acromax i ka dhënë provat se është një vegël e dyshes Rama-Veliaj.
Lexo edhe: Acromax Media – inkuizicioni kundër heretikëve që kritikojnë dyshen Rama-Veliaj në rrjetet sociale
Ajo sulmon faqet në rrjetin social Facebook të cilat publikojnë meme epike apo edhe video nga emisionet ku shprehen kundra Rama-Veliajt ku një ndër rastet më të fundit ishte videoja e një monologu të Adi Krastës e cila po bënte xhiron e rrjetit dhe më pas u bllokua nga Acromax.
Së fundmi ajo ka sulmuar faqen e njohur Lolita, duke i bllokuar një video të këngës “O Shijak me halle” të publikuar në formë ironie pas skandalit të publikimit të përgjimeve.
Lolita njihet për memet pikante dhe një kritikë të ashpër ndaj Rama-Veliajt, sidomos ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Ka qenë vetë Lolita e cila ka reaguar përmes një postimi ku shkruan: “Acromax vazhdon ofensiven dhe eshte e qarte tashme qe nuk do ndalen deri ne mbylljen perfundimtare te faqes sone. Fshesa e fundit qenka ne lidhje me shkeljen e te drejtes intelektuale te Xhavit Dedej ft Pandora per kengen Shijak me halle!!! Eshte e qarte tashme qe keto sulme nuk behen per te mbrojtur te drejtat e autorit. Ne nuk po pervetesojme kenget e askujt, nuk po monetizojme dhe nuk kemi reklama.
Thjesht po bejme meme.”
Postimi i plotë:
Acromax vazhdon ofensiven dhe eshte e qarte tashme qe nuk do ndalen deri ne mbylljen perfundimtare te faqes sone.
Fshesa e fundit qenka ne lidhje me shkeljen e te drejtes intelektuale te Xhavit Dedej ft Pandora per kengen Shijak me halle!!!
Eshte e qarte tashme qe keto sulme nuk behen per te mbrojtur te drejtat e autorit. Ne nuk po pervetesojme kenget e askujt, nuk po monetizojme dhe nuk kemi reklama.
Thjesht po bejme meme.
Acromax po shfrytezon monopolin qe ka mbi tregun shqiptar te kompanive qe mbrojne te drejtat e autorit per te censuruar faqet qe atyre nuk u pelqejne. Faqe qe rastesisht perputhen me ato qe jane kritike ndaj pushtetit. Eshte e ditur per te gjithe qe Acromax ka kontaktuar CNA per ta detyruar qe te fshijne lajme ne lidhje me Ardit Gjoklajn dhe ne komunikimin me ne kane pranuar qe kane bere konsulence per Erion Veliajn.
C’lloj konsulence mund t’i jape Acromax kryetarit te Bashkise?
Pyetje te cilat ndoshta s’do marrin pergjigje kurre.
Gjithashtu kete faqe dhe te tjera mund t’i mbyllin por zerat kritike nuk i shuajne dot me manovra te tilla.