Pakënaqësia ndaj kryeministrit Edi Rama manifestohet në mënyra të ndryshme. Një hapësirë ku qytetarët shprehen janë dhe rrjetet sociale.
Së fundmi, është përhapur në Facebook një anekdotë që e shpreh këtë, me personazh kreun e qeverisë:
EDI RAMES I RREZIKOHET JETA.
Nga burime konfidenciale dje teksa lahej ne det ne Dhermi ne nje moment humbet drejtimin. Badigardi qe kishte prane u mundua ta nxirte por per shkak te peshes nuk po arrinte ta nxirrte nga uji. Ne kete moment bertiti “Ndihmee!!!” Nje djale i fuqishem u fut ne uje dhe e shpetoi nga mbytja. Pasi u permend ne breg Edi Rama e falenderoi djalin dhe i tha:
-A ke nai hall a nai kerkese ta zgjidh meqe me shpetove jeten.
Djali i tha :
-Me duhet nje ambulance.
-E pse te duhet?
-Po kur te kthehem ne shtepi im ate do mi thyeje te dy duart qe te shpetova!