Këngëtarja dhe ish-modelja, Carla Bruni ka çuditur me deklaratën e saj të fundit.
Gjatë një interviste për emisionin radiofonik “Femmes puissantes”, këngëtarja ajo ka thënë se është shumë xheloze për bashkëshortin e saj, ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy.
Bruni arriti deri aty sa e paralajmëroi burrin e saj publikisht.
“Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur i pres fytin. Kështu që ai nuk e bën kurrë këtë gjë”, tha duke qeshur 51-vjeçarja.
Carla ka theksuar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj dhe se është gati të bëjë çdo gjë.