Tërmeti i fuqishëm sjell shkatërrim në Athinë (VIDEO-FOTO)

Athina është tronditur ditën e sotme nga një tërmet 5.1 ballë, në 14:13 me orën lokale.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit u shënua 23 km në veriperëndim të Athinës dhe thellësia ishte 13 km. Tërmeti u ndje në zona të tjera të afërta, si Korinti dhe Evia.

Shumë njerëz janë frikësuar kanë mbetur nëpër ashensore si dhe ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike.

LEXO EDHE  E fusin në operacion dhe i heqin gabimisht ... stomakun

Raportohet gjithashtu për dëme materiale. Në portin e Pireut është shembur një strukturë metalike, raporton “Zogula”.

Në banesa e zyra gjithashtu raportohet se janë shkaktuar dëme. Deri më tani, nuk flitet për të lënduar.

Tërmeti 5.1 ballë u pasua nga një goditje tjetër 3.8 ballë, me orën lokale 14:42.