Veliaj nuk ndalet/ I jep kompanisë ‘Fusha’ tenderin 6.1 milionë euro

Kompania ‘Fusha’ Shpk ka fituar tenderin e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’ me një fond prej rreth 6.1 milionë eurosh.

Kontrata mes bashkisë dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 26 qershor dhe përfshin rehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ‘Skënderbej’ dhe përfundon te busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni u trenit.

Në shpalljen e fituesit nuk përcaktohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë.

LEXO EDHE  FOTO/ I rregullon kollaren, ish-ministri i Ramës kujdeset për paraqitjen e deputetëve të rinj

Vlen të përmendet se kompania Fusha është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tendera nga bashkia e Tiranës, plot 43 të tillë që kur në krye të Bashkisë së Tiranës është ngjitur Erion Veliaj.

Ndërsa është kompania që sipas kryebashkiakut Veliaj u vetëofrua për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, për të marrë në këmbim truallin e tij ku ishin parashikuar të ndërtoheshin disa kulla.

/Hashtag.al/