Aktorja Olta Gixhari po shijon pushimet nga Spanja, ku përveç fotove provokuese me bikini, ka ndarë dhe një moment të veçantë nga takimi me një këngëtar të njohur në Spanjë.
Por, ajo që bie në sy është afërsia e tepërt me artistin. Veshur me fustan të kuq, e qeshur dhe sensuale, aktorja shkëmben puthje e përqafime me Pedron Heredia Reyes, ndërsa ka shpërndarë fotot në rrjete sociale.
“Sot me këtë zë që më pëlqeu”,- shkruan Olta Gixhari bashkëngjitur fotove.