Një tjetër denoncim është kryer nga ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi. Bëhet sërish fjalë për Ministren e Arsimit, Besa Shahini. Kjo e fundit ka emëruar kreun e përfaqsuesve të studentëve në bordin e administrimit të shkollës, një tjetër emër edhe pse ai nuk është votuar nga studentët. Por, siç ndodh rëndomë në vendin tonë edhe në fakultete janë prekur nga sindroma e vjedhjes së votës dhe korrupsionit. Duke manipuluar votot dhe vullnetin e lirë të çdo njeriu.
Statusi i Vokshit
ZGJEDHJE FARSË EDHE PËR BORDET E UNIVERSITETEVE
TALLJA E RËNDË E MINUSTRES SHAHINI ME STUDENTËT!!!
Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre… tjetër emëron Ministrja Shahini…
Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë vitash është znj. Konstanca Doku.
Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.
Ministrja Shahini të bëjë publik arësyetimin mbi c’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??
Studentët Votojnë..Ministrja zgjedh
Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!!
Turp!!