Valbona Selimllari ka vendosur që bashkë me fëmijët e saj të shijojë pamjet e mrekullueshme të natyrës në Shqipëri. Ata kanë vendosur të ngjisin Jezercën dhe me krenari ish-misi ka ndarë një video të vajzës, Vivien ku e përkëdhel me fjalë të bukura për arritjen e madhe që bëri, duke ngjitur pa asnjë ndihmë malin e Jezercës.
Risjellim në vëmendje që Vivien u njoh për herë të parë në publik “Në kurthin e Piter Pan” ku mori pjesë si pjesë e fëmijëve të panelit. Një nga komentueset ka bërë një shkrim të gjatë ku ofendon vajzën e Valbona Selimllarit, por fansat e ish-misit e kanë gjykuar pafund këtë koment.
“Uaaa qëkur mësoi me fol kjo moj? Në televizor s’dinte me lidh dy llafe. E more gocën në qaf dhe e fute nëpër vende që s’i takon. Mirë ajo që është fëmijë po ti prind dhe si e rritur duke e ditur që s’di të lidhë dy llafe para kamerës si e nxjerr në tv? Injorante. Apo goca mamit do i ngjaj. Shyqyr të mësoi Vera të lidhesh dhe ti dy llafe dhe të duket sikur ke kap qiellin me dor, po në fillim kur dole ti t’gjith tallnin bythën. Shumë veta kshu të kujtojnë e dashur”- shkruan njekësja në videon e postuar nga Valbona Selimllari.
Ish-misi ende nuk ka reaguar ndaj këtij komenti, por fansat e saj i janë kthyer duke shkëmbyer disa replika me komentuesen në fjalë.