Jemi mësuar t’i shikojmë në ekrane, revista dhe gazeta dhe në çdo moment kemi menduar se luksi dhe pushteti që mbajnë në vetvete eventet e firmave më të mëdha të modës, artit dhe sportit i atribuohen gjithnjë vetëm të hujve. Shumë pak prej nesh e di se me dhjetra e mbase qindra shqiptarë në botë, janë pjesë e magjisë dhe prozhektorëve të eventeve më në zë.
I fundit, por jo për nga rëndësia është një emër që edhe pse ende i heshtur për shqiptarët, shumë i suksesshëm dhe i njohur jashtë kufijëve të Shqipërisë.
Me një emër të çuditshëm dhe mbiemër tipik shqiptar, Sirio Berati është djali që ka fotografuar mbase edhe shumë prej idhujve tuaj. Që nga fotografitë e prestigjozes së modës ‘Vogue’ e deri tek ato, adrenalina dhe argëtimi i mjeteve me 4 rrota që kanë çmendur gjithë botën, ‘Formula 1’. Të gjitha fotot dhe imazhet më të bukura që shihni kohët e fundit do të mbajnë firmën e Sirios, i cili aktualisht punon dhe jeton në Kanada.
Por, suksesi i tij i rradhës është akoma edhe më prestigjoz, një bashkëpunim me Lamborghinin, firmën e makinës që shumë yje të ekranit e kanë bërë pjesë të klipeve apo edhe jetës së tyre personale. Sirio është djaloshi që do të realizojë të gjithë setin e fotografive me fantazinë dhe origjinalitetin e tij për të prezantuar denjësisht Lambon e famshëm në zemër të Montrealit.
Disa nga fotot janë publikuar edhe ditën e shtunën në faqen e parë të gazetës ‘Montreal Times’. Më poshtë po ndajmë me ju pamje ekskluzive të shkrepura në event.