Avokati i njohur penalist Genc Gjokutaj ishte i ftuar në studion e 360 gradë të Artur Zheit. Kërcënimi i kryetarit të Bashës ishte një nga temat e debatit.
Sipas Genc Gjokutaj, kërcënimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet dënuar me forcë, jo vetëm në opinion por duhet mbajtur dhe qëndrim ligjor.
“Për mua kjo është një histori që si të gjitha të tjerat hyn tek skenari dhe te pjesa e marrëzisë që pushteti nuk po mban mend se çfarë po bënë.
Shtimi i rojeve të kryetarit të opozitës nuk është për efekt të opozitës nuk është për efekt sigurie por është një arrest ambiental, është kërcënim, është një rrethim.
Unë dëshiroj që kjo të mos ket ndodhur”, tha Gjokutaj.