Autorët e dyshuar si vrasësit e kreut të njësisë administrative në Kotë, të Vlorës janë arrestuar mëngjesin e sotëm. Të arrestuar janë tre kushërinjtë, Namik, Jaçe dhe Arfi Bejtaj, të cilët akuzohen për vrajsen e Argjil Gjokës, që ishte dhe zyrtar i Bashkisë Selenicë.
Arif Bejtaj është arrestuar në spitalin e Vlorës, pasi mbeti i plagosur dje gjatë përplasjes. Ndërkohë që më vonë pas dokumentimit të ngjarjes në pranga kanë rënë dhe Jaçe dhe Namik Bejtaj që janë të afërm me njëri tjetrin.