Opozita e bashkuar zhvilloi dje protestën e 8 kombëtare me kërkesën e vetme “Rama ik”.
Mijëra qytetarë u bashkuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një nga protestat më të mëdha, ndërsa pak minuta para zhvillimit të saj, Presidenti Ilir Meta vendosi të rrëzojë 30 qershorin si ditën kur mund të mbahen zgjedhjet vendore.
Në fjalën e tij, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e cilësoi vendimin e Presidentit si një fitore të qytetarëve, por shtoi se largimi i Ramës si kryeministër është i panegociueshëm.