Çfarë po ndodh? Policia i bllokon opozitës…

Policia ka sekuestruar flamuj, pankartat dhe vuvuzela që ishin të destinuara për tu përdorur në protestën e sotme. Lajmin e bëjnë me dije burime zyrtar nga zyra e shtypit e PS-së, të cilët e cilësojnë aktin të paprecedentë dhe të paligjshëm.

“Pak minuta më parë, policia ka kryer në veprim të pa ndodhur kurrë më parë. Ka sekuestruar flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e protestës. Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës. Pavarësisht paligjshmërisë, policia, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i është bindur ligjit, por ka bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të. Akti i paligjshëm është një nga veprimet provokuese të radhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qesharakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagim.

LEXO EDHE  Tërmeti “Valbona” që shkundi shqiptarët…