Ja kush janë dy vajzat shqiptare që kandidojnë sot për Parlamentin Europian

Këtë të diel mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian në disa vende të Bashkimit Europian dhe surprizë për ne shqiptarët është jo vetëm dëgjimi i kandidatëve me emra shqiptarë, por njohja me dy vajza që garojnë për partitë e tyre në Suedi dhe Belgjikë. Ato janë Arba Kokalari dhe Alketa Selimaj.

Arba Kokalari, ka lindur në Shqipëri, ndërsa u zhvendos drejt Suedisë, pasi i ati kishte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë. Për shumë vite Kokalari ka qenë e angazhuar me rininë e PPE-së dhe disa herë ka qenë zëvendëspresidente. Kokalari është e katërta në listë, ndërsa sipas sondazheve partia e saj merr 3-4 deputetë në Parlamentin Europian.

LEXO EDHE  VIDEO/ Arrestimet te Unaza e Re, Berisha bën apelin e fortë dhe paralajmëron…

Kokalari garon për herë të dytë, ndërsa herën e parë është ndarë nga fitorja për vetëm 2 mijë vota.

Alketa Selimaj renditet e pesta për deputete federale në Partinë Qendra Demokratike Humaniste (CDH), pjesë e PPE-së.

Selimaj ka themeluar shoqatën e parë për gratë në Belgjikë.