Përditësuar/ Gjykata e Apelit ka lënë në burg 5 të arrestuarit në protestën e eopozitës që u zhvillua më 16 shkurt. Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e shkallës së parë të Tiranës, të cilën Apeli e la sërish sot në fuqi.
***
Gjykata e Apelit ka caktuar masën e arrestit për protestuesit e shoqëruar me 16 Mars. Gjykata ka caktuar arrest me burg për Mariglen Docin, Emilajno Mustafën dhe Dorjan Protoduarin. Ndërsa për Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho dhe Ermir Bruka janë lënë në arrest shtëpie.
Balliu: Vendim Politik
Mariglen Doçi dhe Dorian Protoduari janë lënë në burg nga Apeli i Tianës. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e quajti vendimin e gjykatës politik: “Këto janë gjykatat a Rilindjes që japin vendime absurde dhe te turpshme”.
“Policia tentoi të mos e sjellë Dorian Protoduarin në gjykatë pavarësisht urdhrit të gjykatës, u desh një urdhër i dytë. Se si është piektuar si armik i policisë së paligjshme”, tha për gazetarët Balliu jashtë ambienteve të gjykatës.
***
Seanca për protestuesit e arrestuar/ Protesta para Apelit: Lironi çunat!
Teksa pritet të zhvillohet seanca e radhës për Florenc Hoxhën dhe 5 protestuesit e tjerë, para gjykatës së Apelit të Tiranës po zhvillohet një protestë. Banorë të “Unazës së Re”, me thirrje “lironi çunat”, kërkojnë lirimin e të arrestuarve. Mes tyre është dhe Dorjan Protoduari, një nga personazhet më të spikatura të protestës së “Unazës”.
Pala mbrojtëse të arrestuarve kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Tiranës në seancën e fundit, më 22 mars, vendosi “arrest me burg” për Florenc Hoxhën, ish-kreun e INUV dhe 5 protestuesve të tjerë.
Por sot edhe protestuesit e arrestuar në protestat e 16 dhe 24 marsit do të dalin para gjykatës. Pal Daija dhe Mariglen Doçi kanë ankimuar vendimin për masën “arrest me burg’.
Ndërsa për ata protestuesit e tjerë që kanë marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Prokuroria ka ankimuar këtë vendim të gjykatës. /BN/