Servilizmi duket se është kriteri kryesor për tu bërë pjesë e Rilindjes dhe më pas të ngjitësh shkallët e karrierës.
Sjellja e zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, kur kryeministri Edi Rama po jepte intervistë në emisionin ‘Porta a Porta’ tërhoqe vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, për mënyrën sesi i servilosej Koçi Padronit të tij.
Gjithashtu të gjithë i mbajnë mend edhe deklaratat bombastike të Elisa Spiropalit e cila e krahasonte Edi Ramën me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Por mesa duket Spiropali dhe Koçi nuk janë të vetmit, pasi deputetja Klodeta Dibra, nuk ka lënë postim të rilindësve pa komentuar dhe pa përmendur se sa ditë e bukur ishte sot, dhe sa i madh dukej Rama në kongresin e PS-së. /Boldnews.
Ja disa nga komentet e Klodetës: