Çantë sportive, xhup blu, i shtrirë përmbys/ Dalin fotot e Jurgen Kurtit pak minuta pas vrasjes

Jurgen Kurti, 26-vjeç, mbeti i vdekur mbrëmjen e së hënës pas një atentati nga persona ende të pa identifikuar.

Kurti shihet i shtrirë në tokë përmbys, i veshur sportiv dhe më çantë në kurriz.

Dosja.al publikon sot fotot ekskluzive të Kurtit, pak momente pas vrasjes, dhe siç shihet ai është i shtrirë në tokë përmbys, i veshur sportiv dhe më çantë në kurriz.

Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, u vra pranë shtëpisë së tijë në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi” nga persona të maskuar.

Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. Autorët duket se e kishin ndjekur duke kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në fund i bënë pritë poshtë banesës duke e vrarë.

LEXO EDHE  Ku do të kandidojë Berisha? Ja përgjigja

Për vrasjen e Jurgen Kurtit policia ka shpallur të birin e tregtarit të vrarë në Durrës, Dervis Arapi, pasi menaxheri i VIP-ave, ka qenë një prej të akuzuarve kryesorë nga familja e tij për vrasjen e Agim Arapit.

Por pavarësisht kësaj, Vjollca Arapi, bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi, është shprehur se familja e saj nuk ka lidhje me këtë vrasje. Edhe Dervis Arapi pas shpalljes në kërkim policor, u shpreh se ndonëse nuk ka ndjerë dhimbje për vrasjen e Kurtit, ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.  Dervis Arapi është shprehur se është në dizpozicion të policisë kur dhe ku të dojë ajo.





PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here