“Oledro-Hot”/ U dënua me 2 vjet burg, Nadir Çausholli, sërish në dyshime për abuzim me ilaçet

Nga Boldenws.al

Loading...

Nadir Çausholli, ish-drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma”, i dënuar për skemën e rimbursimit të ilaçeve me vlerë 2.2 milionë euro, është rikthyer sërish me një skandal, sipas publikimeve në rrjetet sociale.

Një farmaciste, e cila ka preferuar të mbetet anonime, ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” një video, në të cilën dallohet se si, me lehtësinë më të madhe, data e skadencës në paketimin e anti-gripalit ‘Oledro Hot”, fshihet lehtësisht me ujë e pambuk.

Anti-gripali “Oledro-Hot”, i cili reklamohet fuqishëm së fundmi në median shqiptare, është ekskluzivitet i kompanisë “CFO Pharma”, me administrator Nadir Çausholli.

Ky i fundit është një emër i njohur në tregun farmaceutik, si edhe në kronikën e zezë. Ai u arrestua në vitin 2015, pasi Prokuroria e Tiranës zbuloi se “Omega Pharma” nën pronësinë e tij, kishte krijuar një skemë fiktive rimbursimi fondesh.

Pas arrestimit të Nadirit, kompania “Omega Pharma” kaloi përkohësisht nën administrimin e babait të tij, Fatos Çausholli. Ky i fundit vendosi ta mbyllë aktivitetin e “Omega Pharma, kur i biri i tij, Nadiri, u dënua me 2 vjet e gjysëm burgim për krijimin e skemave mashtruese, si edhe u pezullua për 3 vjet pjesëmarrja e kompanisë në tendera publikë.

Por mbyllja e “Omega Pharma” duket se ishte vetëm një mjet për t’iu shmangur problemeve me ligjin. Në fund të vitit 2016, Fatos Çausholli bleu aksionet e një kompanie tjetër farmaceutike, ‘CFO Pharma”, e cila ishte në treg që prej vitit 2002.

Pasi bleu “CFO Pharma”, Fatos Çausholli përthith aksionet e ‘Omega Pharma”, duke u bërë pronare e të gjithë aksioneve të saj.

Në qershor 2017, Fatos Çausholli i dhuron djalit të tij, Nadirit, 100 përqind të aksioneve “CFO Pharma”. Prej atij momenti, Nadiri është “de jure” pronar i kompanisë “CFO Pharma”, duke lënë pas, në këtë mënyrë, historinë e “Omega Pharma”.

Nadir Çausholli u arrestua në vitin 2015, pasi Prokuroria e Tiranës e akuzoi për përvetësimin e 2.2 milion eurove.

Në prill 2016, Akuza e kryeqytetit njoftoi se ka përfunduar hetimet për skemën mashtruese me ilaçet, të njohur si “Farmacitë 2”, për të cilën janë marrë të pandehur administratori i “Omega Pharma”, Nadir Çausholli, si edhe tre punonjës të kësaj kompanie, pasi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme më shumë se 2 milion euro, nëpërmjet faturave fiktive. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur edhe vetë subjektin “Omega Pharma”.

LEXO EDHE  DETAJET/ Grabitja në Rinas, zbardhet dëshmia e gruas së Muratajt: Kur e takova për herë të fundit

Sipas njoftimit të asaj kohe, Prokuroria e Tiranës ka krijuar bindjen e bazuar në prova se Nadir Çausholli, në cilësinë e administratorit të kompanisë farmaceutike, si edhe punonjëset e kësaj shoqërie, Arjola Piperaj, Laureta Kushova dhe Blerina Qatja, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Mashtrimit”.

Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve, ka urdhëruar edhe ekspertizën e specializuar, nga e cila është arritur në përfundimin se, nga kjo skemë mashtruese, vlera e dëmit ekonomik ndaj shtetit per periudhën Janar 2013- Tetor 2015 arrin në vlerën e rreth 2.2 milionë euro. Kjo shifër është për skemën e dyshuar mashtruese vetëm për dy lloje ilaçesh (insulinë dhe ketosteril), pasi në hetim është edhe përfshirja në rimbursim në mënyrë të paligjshme e disa llojeve të tjera barnash.

Sipas hetimit të Prokurorisë Tiranë, rezulton se “Omega Pharma” ka shpërndarë receta të fallsifikuara tek farmaci të ndryshme dhe këto të fundit i kanë paraqitur recetat për rimbursim tek Fondi Rajonal i Kujdesit Shëndetësor Tiranë, duke tërhequr në total shumën e sipërcituar për dy llojet e ilaçeve.

Nadir Çausholli u lirua nga burgu në Dhjetor të vitit 2016, në kohën që ai ishte ende në proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Kjo e fundit e dënoi Çaushollin me 2 vjet e 6 muaj burgim, duke vendosur njëkohësisht edhe pezullimin e dënimit me burgim për pjesën e mbetur.

SKANDALI/ JA SI FSHIHEN DATAT E SKADENCËS NGA MEDIKAMENTET

SKANDALI/ JA SI FSHIHEN DATAT E SKADENCËS NGA MEDIKAMENTETPër më shumë lexoni https://bit.ly/2Ssdxnn

Gepostet von Boldnews.al am Freitag, 15. März 2019

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here