Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria rekord për numrin e të shpërngulurve…

Në 2017-n, rreth 3500 persona në Shqipëri u detyruan që të shpërngulen prej shtëpive për shkak të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut. Ky ishte numri më i lartë në rajon i të shpërngulurve. Të dhënat për të gjitha shtetet e botës janë marrë nga data baza e Bankës Botërore dhe janë të përpunuara dhe ilustruara në hartën më poshtë nga portali i të dhënave Our World in Data.

Në Serbi dhe në Malin e Zi numri i të shpërngulurve ishte përkatësisht 42 dhe 2, disa herë më i ulët se në Shqipëri. Në vendin fqinj, Greqinë gjatë 2017-s u identifikuan 800 persona të cilët u shpërngulën për shkak të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut, ndërsa në Kroaci rreth 230 persona. Ndër vendet e Bashkimit Europian numrin më të lartë të personave të shpërngulur e ka Franca me rreth 21 mijë raste, ndërsa Italia shënoi për 2017-n vetëm 2100 raste, më pak se Shqipëria.

LEXO EDHE  Erdhi, përhapi panik dhe iku.../ Manjani reagon për udhëtimin e Ramës drejt...

Në botë, vendet me numrin më të lartë të të shpërngulurve në rajon janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India.

Kostot ekonomike prej fatkeqësive natyrore në 2018-n ishin 107.7 miliardë dollarë në të gjithë botën, ndërsa një vit më parë 144.1 miliardë dollarë. Prej 1980, viti 2011 ka shënuar kostot më të larta ekonomike të shkaktuar prej fatkeqsive natyrore, me një vlerë prej 364 miliradë dollarë amerikanë, shkruan Monitor.

Ndërkohë në indeksin e përvitshëm të FM Resilience, Shqipëria renditet ndër të fundit në botë për aftësitë rikuperuese ndaj fatkeqësive natyrore http://www.monitor.al/indeksi-shqiperia-nder-te-fundit-ne-bote-per-aftesite-rikuperiuese-ndaj-fatkeqesive-natyrore/.

Sipas nën-indekset që marrin në shqyrtim këtë studim, Shqipëria nuk performon mirë në menaxhimin e riskut, e renditur e 120, në 10 më të ulëtat në botë. Sipas këtyre risqeve, Shqipëria është më e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe zjarreve, por edhe përmbytjeve, fatkeqësive natyrore të tjera si tërmete etj.