VIDEO/ Kryemadhi: Rama në ankth, ja ç’përmbajnë dosjet 339 dhe 184…

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, u shpreh nga Lezha se Kryeministri Edi Rama është në ankth për shkak të dosjeje 339 dhe 184. Kryemadhi tha se në këto dy dosje janë kapur zyrtarë të PS-së, emra të rëndësishëm të Rilindjes, duke komunikuar me bandat kriminale për shit-blerjen e votës.

Kryemadhi tha se ndërkohë që qytetarët e thjeshtë përfundojnë në burg për një faturë të energjisë elektrike apo se kryejnë një punim pa leje, zyrtarët e Ramës as nuk hetohen nga prokuroria.

“Kjo është drejtësia me dy standard, që njerëzit me pushtet nuk i heton dhe qytetarët e thjeshtë i burgos sepse nuk kanë lekë të paguajnë faturat e energjisë”, tha Kryemadhi, në takimin me strukturat e LSI në Lezhë.

Në vijim ajo theksoi se është tradhëti kombëtare që sot t’I shërbesh Edi Ramës, duke shtuar se opozita dorëzoi mandatet pasi nuk mund të ishte një fasadë.

“I dogjëm mandatet për të ndërgjegjësuar çdo qytetar, çdo punonjës të administratës publike, se shteti është i kapur nga krimi dhe bandat e organizuara.

Ne nuk do të tërhiqemi asnjë hap pas përballë një njeriu që ka kapur shtetin dhe përdor postin e tij në funksion të fuqizimit të 5 personave.

LEXO EDHE  Vjollca Hoxha “thyen” aksionerët e rinj të Digitalb. Roli i dyshimtë i Samir Manes

Ne do të përballemi me Ramën deri në fund dhe nuk do të ndalemi për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve”, theksoi Kryemadhi.  Sipas saj, Rama dështoi me qeverisjen e vendit, ndërsa varfëroi shqiptarët, i rriti taksat, mbylli shkollat dhe i detyroi të iknin nga Shqipëria.

“Nuk kemi asnjë gjë personale me Edi Ramën, por ai dështoi në çdo drejtim”, tha ajo.

Kryemadhi u shpreh se sot në diskutim nuk janë 62 mandatet e opozitës, por e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Sot vendi kërkon një shtet të fortë, jo një lider të fortë, të kapur nga bandat kriminale”, u shpreh Kryemadhi, duke theksuar se shqiptarët duhet të bashkohen përballë të keqes, pavarësisht bindjeve që kanë.

Kryetarja e LSI theksoi se qytetarët s’duhet të kenë frikë nga presionet, qofshin ato nga policia apo tatimorët.

“Tik-taku i Ramës ka filluar, beteja jonë është ndërtimi i një sistemi që t’i japë fund kapjes së shtetit”, u shpreh ajo.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here