Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka propoganduar në rrjetet sociale lyerjen e fasadës së një pallati.
Por duket se fotot e publikuara dhe mënyra sesi është kryer ndërhyrja në fasadë nuk i ka përlqyer komentuesve në rrjet.
“Për cirk dhe për karnavale është super…po ajo ndërtesa me tulle kishte karakterin e vet dhe ti ja ke përdhunuar…”, shkruan një prej komentuese.
Në një tjetër koment thuhet “nuk është fletore fëmijësh gati për tu ngjyrosur ajo ndërtesë mor zotëri. Krijoni një sistem të rregullt që të kënaq syrin me seriozitet jo kur t’ju shkrepet zogu hajt po “vizatojm këtë pallatin”.
Komentuesi i rradhës e karahason ndërtesën me një kasolle arixhinjsh, ndërsa i bën thirrje kryebashkiakut që të mos e shëmtojë edhe më shumë Tiranën.