Përplasje Vjollca Hoxha-Samir Mane? Çfarë po ndodh mes “bosëve” shqiptarë

Nga Boldnews.al

Një përplasje e fortë, dhe jo shumë e heshtur, duket se po zhvillohet mes dy prej biznesmenëve të fuqishëm shqiptarë. Nga njëra anë është Vjollca Hoxha, pronare e përkohëshme e Top Channel dhe nga ana tjetër, ai që konsiderohet si njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane.

Në hapësirat ku qarkullojnë afaristët më të mëdhenj të vendit përflitet se prej disa kohësh, e veja e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Channel-it dhe Samir Mane, kanë ndërprerë komunikimin mes tyre.

Madje, persona pranë tyre flasin edhe për një luftë “pa zhurmë”, por shumë të ashpër. Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur ndërmjet palëve, të cilët janë shfaqur së bashku dhe miqësor në evente publike apo edhe në festa familjare.

Samir Mane ishte një ndër të ftuarit kryesorë në dasmën e vajzës së Vjollca Hoxhës, Sara, në Komo, buzë liqenit të famshëm Italian, ku janë martuar edhe VIP-a të Hollivudit.

Por, prej asaj kohe, duket se raportet Vjollca-Mane kanë pësuar krisje të fortë, aq sa sot, sipas zërave të “korridoreve të biznesit”, e shohin njëri-tjetrin si kundërshtar.

Më herët gjatë kësaj jave, Top Channel, emisioni “Top Story”, i menaxhuar drejtëpërdrejtë nga drejtori i televizionit, Ben Blushi, kishte në fokus jetën e vështirë të banorëve të Bulqizës, të cilët jetojnë në varfëri të madhe, pavarësisht se qëndrojnë mbi pasuritë e mëdha që gjenden në minierat e kromit.

Emisioni ishte korrekt, pasi prezantonte një temë sociale shumë të mprehtë për qytetin më të varfër në Shqipëri. Por, përtej paraqitjes së jetës së vështirë të bulqizakëve, emisioni kujdesej të theksonte se biznesi i minierave në atë zonë nxjerr shuma të mëdha parash, të cilat nuk investohen aspak në atë qytet.

LEXO EDHE  Drafti i plotë i opozitës së bashkuar/ Ja si realizohen listat 100% të hapura për zgjedhjet e ardhshme

“Qarkullimi financiar në Bulqizë, vjen vetëm nga pagat e minatorëve. Miliardat që nxirren nga kromi nuk i sjellin asnjë të ardhurë këtij qyteti”, thuhet në “Top Story”, i cili vijon “…Sipas të dhënave të AKSEM, në zona të tilla të palicensuara kanë ndodhur 6 aksidente me vdekje mes viteve 2008-2013. Kromi që nxirret në mënyrë informale, blihet me çmime mjaft të ulta nga subjektet tregtare, e që më pas e çojnë për eksport”.

Në emission nuk përmendet emri i asnjë kompanie që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e kromit në Bulqizë. Por, banorët e qytezës veriore e kanë të qartë që kompania më e fuqishme, e cila ka shtrirje më të gjerë në zonë, është “Alb-Chrome” e Samir Manes.

Pra, citimet e mësipërme nga Top Story për “…miliarda që nxiren nga kromi…” apo “aksidentet me pasoja të rënda në miniera…” e “blerja me çmim të ulët e kromit të nxjerrë në mënyrë informale…”, duket se i referohet pikërisht “Alb Chrome” të Samir Manes.

Natyrisht, emisioni “Top Story” mbi kromin e Bulqizës nuk e përmend kompaninë “Alb Chrome” të Samir Manes. Ashtu siç edhe, nga ana tjetër, as biznesmeni Mane dhe as kompania e tij e nxjerrjes së kromit nuk janë akuzuar asnjëherë zyrtarisht për aksidentet në miniera apo për shfrytëzim të paligjshëm të lëndës minerare.

Gjithësesi, përtej sjelljes “politikisht korrekte” të të dyja palëve, njerëz që i njohin të dyja palët, flasin se Vjollca Hoxha, nëpërmjet Ben Blushi e “Top Story” duket se po i përcjellë mesazhe sulmuese Samir Manes.

Nëse qëndrojnë të vërteta të dhënat se mes Vjollca Hoxhës e Samir Manes ka nisur përplasje, atëherë shkëndijat e saj do të vijojnë të përhapen dhe gjërat mund të dalin në sipërfaqe.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here