FOTO/ Studentët i japin fund ngujimit te Juridiku

Studentët që qëndruan për më shumë se një muaj të ngujuar në ambjentet e Fakultetit të Juridikut kanë liruar godinën. Ata madje janë treguar edhe bashkëpunëtorë, duke rikthyer në vend karriget dhe bankat që për ditë të tëra shërbyen si barikada në korridore.

Vendosëm që shkolla të hapet me dëshirën e shumicës, por protesta nuk ka mbaruar. Do fillojë sërish por le të jetë një kohë reflektimi për të gjithë”, tha një stundet për mediat.

LEXO EDHE  Financat bllokojnë fondet për Bashkinë e Shkodrës, Ademi lajmëron ambasadorët

Një arsye është se nis sezoni dhe jemi shumë mbrapa, prandaj duhet të kthehemi sa më shpejt në auditore”, u shpreh një stundete.

Edhe pse një pjesë e kërkesave mbeten ende pa zgjidhje, studentët thonë se protesta ja doli të kthejë vëmendjen tek problemet e arsimit të lartë.

Zbardhen vendimet e mbledhjes së dekanatit të ‘Drejtësisë’/ Kërkesa drejtuar ministres Besa Shahini