Zbardhet vendimi/ U shkarkua nga Balluku, emërohet drejtori i ri i AKU-së

Agron Hetoja është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Vendimi, që mban firmën e zv/kryeministrit Erion Braçe, është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Rama emëron drejtorin e ri me diplomë “Kristali”

Hetoja zëvendëson në këtë post Agim Ismailin, i cili ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Burgjeve.

LEXO EDHE  Plagosjet me armë zjarri, humb jetën halla/ Policia jep detajet
Vendimi

Më herët, Hetoja ka qenë në postin e drejtorit të KESH, institucion nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Hetoja u shkarkua nga ky post disa ditë më parë nga ministrja Belinda Balluku, e cila emëroi Benet Becin në vend të tij. /Boldnews.al/