Trump i bashkohet opozitës, Venezuela kërcënon me Luftën e III Botërore

Protestat e nisura në Venezuelë nga populli dhe opozita kundërdiktatorit Nicolas Maduro kanë shkaktuar tensione edhe te fuqitë e mëdha të cilat menjëherë u ndanë në dy kampe.

Për shkak të varfërisë, opozita në Venezuelë u çua në këmbë dhe shpalli si ushëheqës të përkohshëm liderin Juan Guaido. Ndërkaq, ky veprim ndikoi menjëherë te fuqitë botërore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën Juan Guaidon si udhëheqës dhe i bënë thirrje Maduros të largohet.

Zv.presidenti amerikan Mike Pence u shpreh se mbështetja amerikane për opozitën është e palëkundur dhe e ka quajtur Maduron diktator. Ndërkaq, Donald Trump ka bërë të ditur se çdo veprim është në tavolinë për të rikthyer demokracinë në Venezuelë. Edhe Kanadaja, Brazili dhe BE janë në krah të SHBA-ve.

E megjithatë menjëherë kanë reaguar Rusia, Kina dhe Turqia. Zv.ministri i Jashtëm Rus Ryabkob u shpreh hapur se Venezuela me në krye Maduron është një aleat i tyre dhe ka nënvizuar se do të sjellë fatkeqësi një ndërhyrje ushtarake amerikane.
Edhe Kina ka dalë kundër një ndërhyrje amerikane me arsyetimin që mbrojnë pavarësinë e një shteti. Por suprizë ka qenë rreshtimi I Turqisë pasi është edhe në NATO. Zëdhënësi i qeverisë turke Ibrahim Kalin u shpreh se Erdogani ka telefonuar Maduron dhe i ka thënë: “vëlla Maduro, qëndro i forte”.

Kjo mbështetje e Rusisë dhe Turqisë i ka dhënë fuqi edhe Maduros i cili ka dëbuar zyrtarët amerikanë.
E veçanta e kësaj përplasje është se edhe Tëitteri dhe Instagram ka dale kundërdiktatorit. Venezuela ka vite të tëra që sundohet nga diktatorë. Varfëria dhe dhuna sundon në popullin venezuelian të cilët tashmë po përpiqen të shkojnë drejt rrugës të demokracisë.

Kurse qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës janë pro SHBA-ve dhe kanë njohur liderin e opozitës si udhëheqës të përkohshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here