“Modestia” e Veliajt/ Pas pulovrave me Babagjysh, triko sa paga minimale e shqiptarëve

Nëse për tenderat dhe abuzimet me fondet e shtetit alibia e një kryebashkiaku që punon ngushtë me kreun e qeverisë, mund të kamuflohet me propagandë dhe investime ‘sa për sy e faqe’, imazhi i tij nuk mund të justifikohet kurrësesi në sytë e qytetarëve.

Me pamjen e një njeriu të thjeshtë e puntorë që fshihet pas fjalimeve ‘copy-paste’ dhe veshjes ‘casual’ , Erion Veliaj harron që në të vërtetë, përtej dritares së zyrës së tij realiteti është shumë më ndryshe. Teksa për një shqiptar, paga minimale nuk është më shumë se 260 mijë lekë të vjetra, për kreun e bashkisë, (falë edhe rënies së djeshme të euros në tregun vendas), rroga e puntorëve të tij është e barazvlefshme me cmimin e një trikoje.


Në një nga daljet e tij të shpeshta por pa asnjë verifikim ‘locationi’, Erion Veliaj mban të veshur një triko (cardigan), me stampën e logos së Apple, e cila mund të gjendet fare lehtë edhe on-line për një cmim prej 260 eurosh. Trikoja ‘The Beatles’ në ngjyrë të zezë mund të jetë e dispuneshme për këdo që zotëron një kartë krediti për blerje on-line por kurrësesi nuk mund të sfumojë vjedhjet dhe shtirjen e një politikani që luan me fondet e shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here