EMRI/ Riatdhesohet 45-vjeçari që bëri 11 vjet burg për…

Autoritetet italiane kanë riatdhesur drejt Shqipërisë, shqiptarin Sokol Copa 45 vjeç. Policia Italiane e zyrës së  emigracionit së Foxhias ka dorëzuar sot në mëngjes pranë autoriteteve shqiptare 45 vjeçarin Sokol Copa i arrestuar më 4 janar të 2002 në Milano me akuzën e rrëmbim personi, zhvatje, grabitje e dhunë ndaj disa shtetasve shqiptare.

Gjykata e Milanos e dënoi me 14 vite e 8 muaj burg dhe pasi kreu 11 vite në pranga ai fitoi lirinë.

LEXO EDHE  Rasti "Pjetri", dyshime për paaftësi dhe kontroll politik mbi DSIK

Por në tetor të 2018, Sokol Copa u arrestua përsëri nga policia kufitare e Barit me urdhrin e burgimit lëshuar nga Prokuroria e Pavias.

“Aktiviteti i monitorimit të të burgosurve të huaj në fazën e lirimit, informon zyra e emigracionit pranë policisë së burgjeve, lejon marrjen e masave administrative për riatdhesimin e tyre, në mënyrë që të mos i shpëtojnë masës së dënimit”.