Aktorja shqiptare shënon një kthesë në karrierën e saj, fillon punë në televizion

Monika Lubonja, një nga aktoret më të bukura shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, ka vendosur t’i hyjë botës së televizionit.

Pas detyrës si Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve dhe Teatrit të Kukullave, duket se së fundmi po shënon një kthesë në karrierën e saj, pasi i është propozuar një post i rëndësishëm në televizionin “News 24”.

“Revista Bordo”, shkruan se ajo është caktuar Drejtoreshë Marketingu dhe ka nisur punën e saj të re!

Megjithatë ende nuk ka një konfirmim publik nga ana e vetë Lubonjës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here