U puth nga një familjar me herpes, fëmija luftoi me vdekjen

Kujdesi me fëmijët duhet të jetë maksimal, sidomos ndaj faktorëve të rrezikshëm. Një foshnjë luftoi me vdekjen pasi u puth nga një familjar me herpes. Ajo kaloi 4 ditë në një spital në Angli deri sa u përmirësua.

Kaylah Merrit, 1 vjeçe, u mbush me shenja të kuqe në të gjithë trupin dhe u diagnostikua me ekzemën herpetikum, e cila shkaktohet nga virusi i herpesit. Prindërit, Brogan Thomas dhe Conor Merritt, u tmerruan nga të qarat e vogëlushes dhe e çuan me urgjencë në spital.

LEXO EDHE  Ja cili ka qenë trafikanti i parë shqiptar
Loading...

Kaylah kishte nevojë për dy antibiotikë dhe disa lloje kremrash që të pastronte lëkurën, por mjekët thanë se nëse do ishte zhvilluar më shumë do të ishte fatale. Personi i panjohur me virusin e herpesit gati i mori jetën vogëlushes vetëm se i dha një puthje.

Prindërit 22-vjeçarë vendosën ta bëjnë publik rastin për të paralajmëruar të tjerët.

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here